Jetesë & Stil

Moderatorja Eni Vasili sjell në jetë dy vajza binjake


Gazetarja dhe moderatorja e emisionit të njohur “Open” në “Top Channel”, Eni Vasili, ka sjellë në jetë dy vajza binjake, në spitalin “Hygeia”.

Kjo është hera e parë që Vasili merr statusin e nënës.

Lajmi bëhet i ditur nga burime konfidenciale afër gazetares. Mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Ndonëse fillimisht, ajo preferoi ta mbante të fshehur shtatzëninë e saj, gjithçka u zbulua nga disa foto të fiksuara nëpër rrugët e kryeqytetit.

Shtatzënia nuk e ka penguar në asnjë moment Vasilin. Ajo ka qenë mjaft aktive në debate “të nxehta” politike, duke qenë prezente në studio katër herë në javë.

Pas një lidhjeje me Armandin, inxhinierin elektronik, i cili i “rrëmbeu” zemrën dhe la Londrën për dashurinë me gazetaren, tashmë ata e kanë zgjeruar familjen e tyre me dy vajza binjake.

Edhe pse në fakt moderatorja ka dëshiruar gjithmonë të kishte fëmijë, sipas miqve të saj të ngushtë, impenjimet e saj profesionale, të cilat i marrin shumë kohë dhe energji, kanë bërë që këtë plan ta shtynte vazhdimisht në kohë.

Me një karrierë të gjatë, prej 15 vitesh, në emisionet politike më të rëndësishme, në çdo ekran ku ka punuar dhe vite të tjera në fillimet e punës së saj si gazetare, edhe terreni, duhet thënë se Eni Vasili është zonja e ekranit.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore