Shqipëria

Mitsotakis: Presim që RMV-ja dhe Shqipëria të planifikojnë IGC-në sa më shpejt


Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, deklaroi gjatë një takimi me homologun e tij të ri bullgar, Kiril Petkov, se pret që konferencat e para ndërqeveritare (IGC) të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të planifikohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Duke folur për shanset e anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, Mitsotakis tha se Athina është në favor të një fillimi zyrtar të bisedimeve.

Kjo, në varësi të përmbushjes së kritereve të anëtarësimit të tyre.

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut është frenuar nga kërkesat bullgare.

Duke qenë se pista e BE-së e dy vendeve është e lidhur, Shqipëria është vonuar në procedurat e saj aderuese.

Mitsotakis është lideri i parë evropian që viziton Bullgarinë që nga formimi i një qeverie të re.

Ndërkaq, udhëheqësit e të dyja vendeve diskutuan edhe për bashkëpunimin dypalësh në sektorin e energjisë.

Theksi u vu te ulja e varësisë së tyre nga gazi rus nëpërmjet përfundimit të shpejtë të një ndërlidhësi kyç të gazit që lidh vendet fqinje.

Mitsotakis i bëri thirrje gjithashtu Turqisë zyrtare që t’i japë fund “provokimeve në Egje dhe Mesdheun Lindor”.

I pyetur nga gazetarët për sfidat për Greqinë dhe Bullgarinë për shkak të presionit të emigracionit, kryeministri grek tha se kufijtë e tyre të jashtëm janë edhe kufij evropianë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore