Lajme

Mitrovica e Veriut ndan mbi 200 mijë euro për vërshimet e muajit janar


Ilustrim

Komuna e Mitrovicës së Veriut, këtë të shtunë, ka nxjerrë bilancin e vitit 2023 në raport me mbështetjen direkte financiare me subvencione që ka dhënë kjo komunë ndaj qytetarëve të cilët jetojnë në komunën të banuar me shumicë serbe.

Në gjashtë muajt e fundit të këtij viti, Komuna e Mitrovicës Veriore, sipas një njoftimi ka subvencionuar 115 qytetarë në vlerë të përgjithshme prej 39 mijë e 500 euro për të mbuluar shpenzimet e trajtimit mjekësore.

Po ashtu Komuna e Mitrovicës së Veriut, ka subvencionuar qytetarët e prekur nga vërshimet e janarit të këtij viti në vlerë prej 202 mijë euro.

“Janë mbështetur familjet e fëmijëve të lindur në vitin 2023 në vlerë prej 5 mijë e 300”, thuhet në njoftim.

Programi i subvencioneve direkte për qytetarët, sipas Komunës së Mitrovicës së Veriut, do të vazhdojë edhe në muajt në vijim, me prioritet qytetarët që jetojnë në kushte të vështira ekonomike, si dhe ata me sëmundje kronike.

“Komuna e Mitrovicës Veriore mbetet e përkushtuar për punë të vazhdueshme dhe përkushtim për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve të saj”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore