Shqipëria

Ministrja Balluku: Fillojnë operimet tregtare në Hidrocentralin e Banjës


Në Hidrocentralin e Banjës ka filluar me sukses operimet tregtare, njësia e parë e Impiantit Fotovoltaik Lundrues.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, përmes një dalje në median sociale Facebook, të mërkurën e 2 qershorit.

Sipas ministres, në këtë Hidrocentral është ndërtuar edhe një njësi e paneleve të lundrueshme për të prodhuar energji nga panelet diellore.

Ajo ka treguar se “kemi integrim të diversifikimit të energjisë së rinovueshme për të prodhuar sa më shumë energji”.

Sipas ministres, projekti përfshin instalimin e paneleve diellore mbi rezervuarin e hidrocentralit, duke shfrytëzuar kështu edhe rrezet e diellit për të prodhuar energji.

Balluku ka sqaruar për publikun se ndodhën në të njëjtën hapësirë, dy burime të ndryshme.

Edhe prodhimin nga Hidrocentrali i Banjës, që sipas saj është me kapacitet 72 mega dhe impiantin e parë të foltovoltaikut të lundrueshëm.

Kjo është faza e parë e projektit të mundësuar nga mbështetja e MIE-së. Sipas ekspertes, ky është një projekt prej dy megaVat pikë, “në të cilën e kemi përfunduar me sukses”.

Njësia e parë të cilën e kemi realizuar është 500 kilovat pikë.

Ndër të tjera ka njoftuar se shumë shpejt do të nisë dhe faza e dytë ku do të instalohen edhe tre njësi të tjera lundruese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore