Kosova

Ministria e Jashtme e Austrisë e konfirmon për Albanian Post: Schallenberg të martën në Prishtinë


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryediplomati austriak, Aleksandër Schallenberg

Zëdhënësja në Ministrisë Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Gabriele Juen, në një përgjigje për Albanian Post ka konfirmuar se të martën e 14 qershorit kryediplomati austriak, Aleksandër Schallenberg, do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me krerët e shtetit.

Çështjet kyçe të vizitës së top-diplomatit austriak, siç tregoi Juen për AP, do të jenë “procesi i zgjerimit i Bashkimit Evropian, lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe implikimet e saj për rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Schallenberg do të takohet fillimisht me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe ministren e jashtme, Donika Gërvallën, njoftoi zëdhënësja.

Mes takimeve tjera që do të zhvillojë Aleksandër Schallenberg, do të jetë edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Kryediplomati austriak më pas do të takohet edhe me kontingjentit austriak të KFOR-it.

Schallenberg në nëntor të vitit të kaluar ishte takuar me kryeministrin Kurti, me të cilin kishin biseduar mes tjerash edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Takim i mirë me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Diskutuam fuqizimin e mëtejm të marrëdhënieve tona bilaterale si dhe dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. I rikthesova mbështetjen tonë të plotë për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor”, kishte shkruar Schallengberg në Twitter.

Të hënën kryediplomati austriak viziton Beogradit, për të vazhduar të martën në Prishtinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore