Lajme

Milatoviç: Vizita e parë do të jetë në Bruksel, do t’i përgjigjem ftesës për të vizituar edhe Serbinë


Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, tha se e priste fitoren në zgjedhje dhe se është gëzuar që ishte bindëse, derisa ka paralajmëruar se vizitën e tij zyrtare do ta ketë në Bruksel

“Zgjedh Brukselin për vizitën time të parë”, tha ai gjatë një interviste për Radio Televizionin e Malit të Zi.

Por, shtoi se do ti përgjigjet pozitivisht edhe ftesës për të vizituar Serbinë.

“Më vjen mirë që bashkëqytetarët e mi më votuan aq shumë. Kur ata që ju njohin më së miri votojnë për ju, kjo flet shumë për korrektësinë e asaj që po bëj. Një pjesë e njerëzve dolën për të dhënë një kontribut për t’i dhënë fund epokës së regjimit të Gjukanoviç-it në Mal të Zi, të tjerët për të mbështetur vizionin e një jete më të bukur dhe më të pasur në Mali i Zi”, shtoi ai.

I pyetur për mbështetjen e liderëve të partive tjera dhe një marrëveshje të mundshme para zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Perëndimi, thotë ai, e di se kush është Jakov Milatoviç.

“Për mua është e rëndësishme që edhe Mali i Zi e di se kush është Jakov Milatoviç dhe çfarë politikash përfaqëson. Të gjitha urimet shkojnë në favor të partnerëve tanë strategjikë dhe fqinjëve që të shohin mirë ndryshimet që po ndodhin”.

Milatoviç theksoi se ish presidenti Milo Gjukanoviç nuk ishte president i të gjithë qytetarëve gjatë mandatit të tij.

“Prioriteti im është pajtimi i brendshëm në Mal të Zi. Do të bëj çfarë të mundem, por u bëj thirrje edhe politikanëve të tjerë që të ndalen me retorikën e viteve 90-ta, të shikojnë përpara sepse është e rëndësishme për proceset e ardhshme shtetërore”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore