Shqipëria

Meta përkujton “Ditën e Dëshmorëve”


Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përdorur median sociale, Facebook, për të kujtuar 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve.

Meta postoi një foto të Qemal Stafës dhe shkroi se sot është dita e tij dhe e mijëra të rinjve dhe të rejave “që dhanë jetën për Lirinë e Shqipërisë”.

“Lavdi e përjetshme, nderim, respekt dhe mirënjohjen më të thellë Dëshmorëve të paharruar të Atdheut, të çdo epoke”, mbyll shkrimin e tij presidenti Meta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore