Shqipëria

Meta: KLGJ të japë përgjigje zyrtare për Dvoranin


“Çështja është elementare por ende nuk kam parë vendim”.

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se është në pritje të një përgjigje zyrtare nga Këshilli i Lartë Gjyqësor mbi rastin e Ardian Dvoranit.

“Kjo çështje nuk duhet të ishte vënë në lëvizje nga presidenti përmes shkresave”, tha Meta për gazetaren Sonila Meço në emisionin Tempora, të transmetuar në Ora News. “Çështja është elementare”, shtoi ai.

“E vetmja pikë e paqartë është plotësimi ose jo i mandatit të dytë. Do të mbaj qendrim kur të kem përgjigje zyrtare nga KLGJ-ja”, theksoi ai.

Sipas Metës, emërimi i Sokol Sadushin në Gjykatën e Lartë duhet t’i kishte dhënë fund çështjes Dvorani. “Për 24 orë, duhet të ishte mbyllur si çështje”, shtoi ai.

Mbarimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, solli debate të shumta në sferën politike shqiptare. Shumë palë binin ndesh mbi kushtetuetshmërinë e tij.

Pas katër vitesh të përfundimit të mandatit, Dvorani vazhdonte të kryente funksionin e tij si kryetar i Gjykatës së Lartë. Kjo për shkak të mos plotësimit të vakancave./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore