Jetesë & Stil

Meshkujt e veshur më mirë gjatë muajit korrik


Muaj korrik kishte si temë kryesore veshjet e lira. Duke u larguar nga veshjet bazike dhe duke nisur eksperimentim shumë të guximshëm, njihuni me meshkujt e veshur më mirë për muajin korrik.

Timothée Chalamet

Timothée Chalamet është vetëm 25 vjeç, por aktori është shumë i kuruar dhe vishet gjithnjë bukur. Edhe në tapetin e Festivalit të Filmit në Kanë këtë muaj, aktori i ri nuk zhgënjeu.

Për premierën e “Mr Wes Anderson’s The French Dispatch”, Chamalet u shfaq me një kostum metalik dhe çizme Chelsea nga TOM FORD, syze dielli Celine Homme dhe bizhuteri nga Cartier.

Damson Idris

Si ta bëni një veshje totalisht të zezë të duket tepër interesante?

Sekreti është përdorimi i disa prej nuancave të së zezës dhe kombinimi i tyre në mënyrë perfekte. Pallto e tij prej najloni gri dhe e zezë nuk ka si të jetë e zakonshme.

Gjithashtu, një tjetër detaj janë panatallonat e zeza me zinxhirë, të cilat, me çizmet dhe aksesorët perfektë, kompletojnë look-un në tërësi.

 

Eddie Redmayne

Eddie Redmayne shoqëroi bashkëshorten e tij Hannah në Wimbledon me një veshje që vërteton se është më tepër i guximshëm.

Ai e shoqëroi kostumin e tij prej mëndafshi, me një kravatë të po të njëjtin material të punuar me shtiza. Gjithashtu çorapet e tij në ngjyrë kremi po ashtu, i jepnin pa diskutim pikë veshjes.

Khaby Lame

Ky është Khaby Lame, mbreti i internetit. Ai është në rrugën e duhur për të arritur 100 milionë ndjekës në Tik Tok, duke marrë parasysh sensin e tij unik dhe origjinal të të veshurit, stilin personal, i cili dita-ditës po fiton edhe më tepër famë.

Me një këmishë blu tepër tërheqëse dhe xhinse me grafikë të Sasuke, ai nuk mund t’i mungonte kësaj liste.

 

Gareth Southgate

Gareth Southgate, një tjetër burrë i veshur mirë gjatë këtij muaji. Ai i la mënjanë veshjet e jelekut që aq shumë mbante gjatë kupës së botës, Gareth e drejtoi këtë herë skuadrën i veshur me kostume blu të lehta.

Kravata e tij thuhej se ishte fatsjellëse gjithashtu. Gareth shërbeu si një frymëzim për të gjithë anglezët këtë verë, dhe jo vetëm për sa i përket veshjes

 

 

Evan Mock

Evan Mock është një nga meshkujt e veshur më mirë dhe me shumë stil gjithnjë. Edhe këtë muaj, ai u bë pjesë e kësaj liste me veshjen e tij në një shfaqje të re ku u paraqit. I veshur me Gucci, Evan gjithnjë guxon dhe nuk ka frikë të eksperimentojë. Për ta çuar veshjen në një tjetër niveli, jo vetëm aksesorë dhe këpucë, por edhe me thonj të lyer.

Josh O’Connor

Legjenda thotë se hera e fundit që Princi Charles bleu një pallto, ishte para se të lindte Josh O’Connor.

Në Kanë ai u shfaq i veshur me një kostum me dy copa në pjesën e sipërme dhe veshja e tij rrëmbeu të gjithë shikimet. I kombinuar me pantallona në ngjyrë ulliri dhe Converse të larta, jeleku i tij dukej thjesht perfekt.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore