Sport

Mes selfie dhe mocarelës, Spaletti është sinkronizuar me Napoli-n


Trajneri i Napoli-t, Luciano Spalletti, po kalon një formë të jashtëzakonshme me të kaltrit në Serie A. Pas 12 javëve të para, ata qëndrojnë në krye të renditjes me 32 pikë dhe pa asnjë humbje.

Në qytet ai shihet si “Duka i Madh” i Toskanës, që nëse gjërat shkojnë siç duhet deri në fund të sezonit mund të bëhet “Mbret” i Napoli-t.

Për një gjë është e sigurtë, në katër muaj në qytetin e Italisë së jugut, ai e ka “pushtuar” atë, por jo në stilin e “Camorra”-s.

Gazeta e përditshme italiane “Il Corriere dello Sport” i ka kushtuar një artikull përditshmërisë së trajnerit 62-vjeçar në Napoli. Kapuçino, shëtitje, darka, dyqane, foto dhe buzëqeshje, kjo është një dite normale e Luciano-s.

Siç edhe ai e deklaron vetë, në tavolinën e tij nuk mungojnë dy gjëra, mocarela dhe vera. Për këtë të fundit ai njihet si ekspert, pasi ka nën pronësi një kantinë në Toskana.

Edhe pse nuk ka zgjedhur akoma një shtëpi ku të akomodohet, ai qëndron në hotel dhe kur ka pushim relaksohet në restorantet me pamje nga deti.

Spalletti është sinkronizuar menjëherë me qytetin, ka marrë zakonet e një jete të re, me aq mundësi sa i lejon futbolli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore