Sport

Mendy akuzohet për përdhunim, Manchester City e pezullon nga ekipi


Gjatë ditës së enjte, Futbollisti i Manchester City-t, Benjamin Mendy, është ndalur nga policia angleze, i cili akuzohet për përdhunim.

Mendy-n e rëndojnë katër akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulme seksuale ndaj tri vajzave mbi 16 vjeçe.

Pas kësaj ngjarje, skuadra e Manchester City-t, ka reaguar menjëherë duke e pezulluar futbollistin nga skuadra.

Këto ngjarje pretendohen të kenë ndodhur ne periudhën mes tetorit të vitit 2020 dhe gushtit të këtij viti.

Derisa policia është duke e hetuar rastin dhe mbetet të shihet nëse do të provohen akuzat ndaj futbollistit në fjalë.

Nëse akuzat e ngritura mbi të konfirmohen nga rendet e ligjit, atëherë francezi do të përballet me burg, si dhe përjashtim nga klubi e kombëtarja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore