Lajme

Mehmeti për dhunën ndaj grave: Policia e ka prioritet luftimin e dhunës


Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka deklaruar se policia është e përkushtuar në përmbushjen e synimeve në kuadër të agjendës për dhunës në familje.

Siç theksoi ai duke e parë rëndësinë e trajtimit të dhunës në kuadër të policisë, duhet të funksionojnë tri nivele të organizimit për t’iu ofruar viktimave siguri dhe mbrojtje të nevojshme.

Kështu është shprehur Mehmeti teksa Policia e Kosovës ka lansuar “Doracakun mbi shërbimet policore me ndjeshmëri gjinore për rastet kur vajzat dhe gratë i nënshtrohen dhunës”.

“Policia është e përkushtuar që t’i përmbushë synimet në kuadër të agjendës për dhunës në familje, edhe përkundër pengesave. Janë zhvilluar takime edhe me ekspertë ndërkombëtarë. Policia mbetet e përkushtuar dhe e ka prioritet luftimin e dhunës, sidomos dhunës në familje”, deklaroi Mehmeti.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti

“Policia ka ndërmarrë disa veprime që lidhen me përmirësimin e kushteve të punës gjatë trajtimit të dhunës në familje duke përfshirë sigurimin e kushteve të punës dhe kemi arritur të krijojmë zyrë për trajtimin e dhunës në familje”.

Në anën tjetër, Vlora Tuzi Nushi, shefe e “UN Women” në Kosovë, ka falënderuar policinë për bashkëpunimin e vazhdueshëm sidomos në parandalimin e dhunës në familje, për të marrë përvojë nga institucionet ndërkombëtare.

Vlora Tuzi Nushi, shefe e “UN Women” në Kosovë

“Ne e kemi shumë më të lehtë zbatimin gjitha projekteve kjo për shkak se Policia është shumë bashkëpunuese në çdo drejtim. Do të kenë të gjithë zyrtarët policorë që të trajnohen me këtë rast”.

“Ka ende raste të pa raportuar dhe bëjë thirrje që të gjithë të raportojnë dhunën në familje dhe të mos e durojnë dhunën”, u shpreh ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore