Lajme

Mehaj takon homologun turk: Turqia mbetet partner i yni në zhvillimin dhe forcimin e ushtrisë tonë


Armend Mehaj dhe Hulusi Akar

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Turqi, dhe këtë të shtune është takuar me homologun e tij turk, Hulusi Akar.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mehaj tha se me Akar ka diskutuar “për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi mes vendeve tona, bashkëpunim ky që do të thellohet edhe më tej pasi që jemi duke punuar në nënshkrimin e marrëveshjes SOFA, marrëveshjes për shkëmbim të personelit dhe marrëveshjen në fushën ushtarake të trajnimeve, teknikës dhe shkencës”.

Ndërkaq, Ministri turk i Mbrojtjes ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen për ndihmën që Kosova i ka ofruar Republikës së Turqisë me rastin e tërmetit.

Mund të jetë një imazh i 4 persona

“Reagimi ka qenë në një kohë shumë të shkurtër dhe trupat e FSK-së kanë dhënë maksimumin e tyre për të shpëtuar të mbijetuarit”, shkroi Mehaj në Facebook.

Po ashtu, Mehaj tha se “Turqia mbetet partner i yni në zhvillimin dhe forcimin e ushtrisë tonë”.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, tribunë dhe teksti

Përveç me homologun e tij turk, Mehaj gjithashtu ka pasur një takim të përbashkët me  Ministrin e Industrive Strategjike të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin, Ajzerbejxhanit, Zekir Hasanov si dhe Ministrin e Mbrojtjes të Burkina Faso, Aimé Berthelemy Simporé.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore