Lajme

Mehaj takon Abbott – siguria në vend çështja kryesore e diskutimeve


Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj në takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë ditës së hënë ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, me ç ‘rast kanë diskutuar situatën aktuale të sigurisë në vend ku të dy janë pajtuar se interes i rajonit është paqja, siguria dhe stabiliteti i qëndrueshëm.

Mes tyre është diskutuar edhe tema e realizimit të përbashkët në fushën e mbrojtjes, në kuadër të partneritetit të fuqishëm në mes të dy vendeve dhe ministrive.

Mehaj, në vazhdën e takimeve gjatë ditës së hënë i shoqëruar edhe nga zëvendësministri Shemsi Syla, ka takuar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në këtë takim u bisedua lidhur me masat dhe veprimet e duhura që në mënyrë sa më efektive të realizohet Plani i bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.

“Bashkëpunimi i fuqishëm në mes të dy shteteve tona në fushën e mbrojtjes, përveç interesit të përbashkët kombëtar, është edhe me interes shumë i lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit e më gjerë”, është shprehur Mehaj.

Ndërkohë, ambasadori Minxhozi e rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Shqipërisë për ngritjen dhe avancimin e institucioneve të Kosovës, e në veçanti të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministri i Mbnojtjes, Armend Mehaj takon ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore