Shqipëria

Megaoperacion në Elbasan, lëshohen një sërë urdhër-arrestesh


Një megaoperacion është zhvilluar nga Policia e Elbasanit pasditen e 1 shkurtit duke u lëshuar një numër i madh urdhër arrestesh – mbi 25 – nga Prokuroria nën drejtimin e Kreshnik Ajazit.

Sipas informacioneve paraprake ky operacion ka pasur si synim zyrtarë që kanë shpërdorur detyrën dhe biznesmenë të implikuar në korrupsion.

Për përveç Policisë Elbasan në operacion janë përfshirë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Njësia Operacionale.

Deri më tani nuk dihet numri zyrtar i ekzukutimit të urdhër-arresteve.

Operacioni është në vijim e sipër, ndërsa priten detaje nga Policia në lidhje me ndalimin e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore