Lajme

Media izraelite: SHBA-të do të dërgojnë dhjetëra mijëra predha artilerie në Izrael, të cilat ishin për Ukrainën


Departamenti Amerikan i Mbrojtjes pritet të dërgojë dhjetëra mijëra predha artilerie 155 mm në Izrael në vend të atyre të marra disa muaj më parë nga depoja amerikane e urgjencës në Izrael dhe të transferuara në Ukrainë, thanë tre zyrtarë të lartë izraelitë.

Kështu bën të ditur gazetari politik për Axios, Barak Ravid.

IDF-ja dhe Ministria e Mbrojtjes ia kanë bërë të qartë Pentagonit se kanë nevojë urgjente për përgatitjen e predhave të artilerisë për veprime tokësore në Gaza, si dhe për skenarin e një përshkallëzimi më të gjerë kundër Hezbollahut në kufirin verior, thanë zyrtarët izraelitë.

Që nga fillimi i luftës, IDF-ja ka rritur ndjeshëm përdorimin e predhave të artilerisë si në Gaza ashtu edhe në kufirin me Libanin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore