Shqipëria

Media gjermane: Shqipëria në rrezik të madh klimatik


Greqia dhe Shqipëria pritet të përfshihen nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut. Kështu ka paralajmëruar media gjermane “Focus Online”.

Sipas saj, nga reshjet e tepërta do të shkaktohen përmbytje të rënda.

Reshjet do të jenë të përqendruara në Greqinë veriore dhe Shqipërinë jugore, të dyja në pjesën bregdetare.

“Ju lutemi merrni seriozisht këtë paralajmërim”, shkruan “Focus Online”.

Ajo thekson se niveli i shiut do të arrijë në “300 litra për metër katror në 24 orë e deri në 500 litra në fund të javës së ardhshme”.

Ky shi është diçka e natyrshme në Detin Mesdhe. Ajri i ftohtë ka depërtuar deri në Itali. Ajri i ftohtë mbi detin shumë të ngrohtë do të thotë menjëherë stuhi.

Kjo është arsyeja pse bëhet fjalë për këtë shi ekstrem. Dhe sa më i ngrohtë deti, aq më shumë shi ka.

Por, jo vetëm Shqipëria dhe Greqia do të preken nga kjo.

Bregu italian i Adriatikut, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe pjesë të Rumanisë gjithashtu do të kenë shi të fortë.

Situata në Greqinë veriore dhe Shqipërinë jugore do të jetë më e rëndë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore