Shqipëria

Me urdhër të SPAK arrestohet kryetari i Dhomës së Avokatisë Korçë


Kryetari i Dhomës së Avokatisë Korçë, Arben Lena, është arrestuar këtë të shtunë të 27 janarit me urdhër të SPAK.

Kjo për veprën penale të korrupsionit, pasi sipas informacioneve paraprake, dyshohet se Lena ka kryer korrupsion kundrejt vlerës 5 mijë euro.

Ai ishte i përfshirë në skemën e korrupsionit që u godit në 26 dhjetor të vitit të shkuar, ku 3 persona u lanë në burg, 1 në arrest shtëpie dhe 1 tjetër detyrim paraqitje.

Kjo për tentativën e korruptimit të zyrtarëve publikë në Gjykatën e Korçës me qëllim zbutjen e masës së sigurisë ndaj një të dënuari.

“Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasit Nikoll Hafesllari, Nikoll Jesku, Dajana Kodra, Bledar Kozici, Artiana Kozici në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementët e veprave penale të ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’ në formën e kërkimit të përfitimit të parregullt të një shume prej 5000 (pesë mijë) eurosh me qëllim ushtrimin e ndikimit në Gjykatën e Apelit Korçë për zbutjen e masës së sigurimit të shtetasit Bledar Kozici, i cili hetohej për veprën penale te parashikuar nga neni 298 i K. Penal”, njoftonte SPAK më 26 dhjetor.

Ryshfet 5 mijë euro për të lehtësuar masën ndaj një të dënuari në Gjykatën e Korçës, GJKKO cakton masat

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore