Lajme

Më shumë qytetarë evropianë janë të prirur për të votuar


Parlamenti Evropian ka publikuar Eurobarometrin e fundit para zgjedhjeve të 6-9 qershorit.

Një nga rezultatet më interesante të sondazhit të kryer në muajt shkurt dhe mars është rritja e prirjes së votuesve evropianë për të shkuar e për të votuar.

71 për qind e të intervistuarve thonë se ka shumë gjasa që të shkojnë në votime për të rinovuar Parlamentin Europian, 10 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në renditjen e çështjeve të konsideruara si prioritete nga qytetarët evropianë për fushatën elektorale, në krye vjen lufta kundër varfërisë dhe përjashtimit social (33 për qind), e ndjekur nga shëndeti publik (32 për qind), mbështetja për ekonominë dhe krijimi i vendeve të reja të punës (31 për qind) dhe mbrojtja dhe siguria e BE-së (31 për qind).

Më tej janë veprimet kundër ndryshimeve klimatike (27 për qind) dhe e ardhmja e Evropës (26 për qind).

Emigracioni dhe azili renditen vetëm në vendin e shtatë, ku 24 për qind e të intervistuarve e konsiderojnë atë një çështje prioritare për fushatën elektorale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore