Lajme

Mbyllet përkohësisht burgu i New York-ut, ku u gjet i varur Epstein


Autoritetet amerikane kanë vendosur të mbyllin burgun federal, ku humbi jetën miliarderi amerikan, Jeffrey Epstein, ndërsa ishte në pritje të gjyqit për akuzat e abuzimit seksual me të miturit.

I dënuari u gjet i vetëvrarë. Fill pas saj, një sërë problemesh dolën në pah.

Sipas raportimeve të “Neë York Times”, Qendra Korrektuese Metropolitane e sigurisë së lartë (MÇ) në Manhatanin e poshtëm do të mbyllet të paktën përkohësisht për të zgjidhur çështjet e sigurisë dhe infrastrukturës, citoi Departamenti i Drejtësisë.

Kritika ndaj kushteve në burg, ku të burgosurit e tjerë të profilit të lartë, të cilët kanë përfshirë bosin meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman, bënë që zëvendës-prokurorja e përgjithshme amerikane, Lisa Monaco, ta vizitojë dhe të marrë vendimin këtë muaj.

Agjencia mediatike “Times” tha se 233 të burgosur ishin aktualisht të burgosur, shumica e të cilëve qenë në pritje të gjyqit. Nuk ishte menjëherë e qartë se ku do të zhvendoseshin, apo kur do të mbyllej burgu.

Epstein u gjet i varur në qelinë e tij në vitin 2019, ndërsa priste gjykimin për akuzat e trafikimit të seksit. Vdekja e tij u vlerësua si një vetëvrasje nga ekspertët mjekësorë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore