Sport

Mbyllet çështja e mesfushorëve për Juventus, Ramsey zyrtarizohet te Rangers


Është mbyllur përfundimisht domino e mesfushorëve për Juventus-in.

Bardhezinjtë e kishin të çartë që dëshirojnë të shesin dy futbollistë, dhe të afrojnë një.

E para erdhi shitja, dhe i pari që u largua ishte Bentancur.

Për shifrën e 19 milionë eurove, uruguajani u bashkua me Tottenham-in, duke u bërë blerja e dytë e Conte-s nga Juventus.

Pak orë më vonë, erdhi blerja që ishte edhe synimi kryesor i zonjës së vjetër në këtë mes.

Pas përfundimit të testeve mjekësore, ata arritën të sigurojnë shërbimet e Denis Zakaria nga Borussia Monchengladbach.

Zakaria ishte një ndër futbollistët më të kërkuar të janarit, por ai zgjodhi Juventus-in.

Tani, u përmbush edhe qëllimi i italianëve me shitjen e dytë të ditës.

Bëhet fjalë për Aaron Ramsey-n.

Ish-futbollisti i Arsenal do të rikthehet përsëri në ishull, por tani në Skoci, jo në Angli, gjatë oërve të fundit ai ka arritur që të kompletojë transferimin te Rangers.

Transferimi i Ramsey-t, do t’i kushtojë skocezëve më pak se pesë milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore