Sport

Mbrojtjet më të këqija të titujve në futboll


Të fitosh një titull është ngjarje e madhe dhe njëkohësisht e vështirë për një ekip, sidomos në liga të mëdha. Por, edhe më e vështirë është mbrojtja e titullit në sezonin pasardhës.

Situata aktuale e Liverpool-it është pa dyshim një nga ato raste, ku mbrojtja e titullit është shumë e vështirë dhe gati e pamundur për t’u arrirë.

Por, cilat kanë qenë ekipet me performancë më të keqe në mbrojtjen e titullit kampion?

10-Nantes 1995/’96

Në sezonin 1994/’95 fituan kampionatin me 79 pikë, ndërkohë që një sezon më vonë përfunduan në vendin e shtatë me 55 pikë. Një diferencë prej 24 pikësh.

9-Nantes 2001/’02

Përsëri ekipi i Nantes-it është pjesë e kësaj renditje. Në sezonin 2000/’01 fituan Ligen e Parë në Francë, duke grumbulluar 68 pikë. Një sezon më pas, përfunduan në vendin e 11-të me 43 pikë. Diferenca ishte me 25 pikë kësaj radhe.

8- Manchester United 2013/’14

Djajt e Kuq fituan Premier Ligën në sezonin 2012/’13 me 89 pikë. Por, në sezonin pasardhës, dolën në vendin e shtatë me 64 pikë. 25 pikë diferencë.

7- Blackburn 1995/’96

Blackburn-i është një nga ekipet më të njohur në futbollin anglez. Në sezonin 1994/’95 ata fituan Premier Ligën, duke grumbulluar 89 pikë. Sezonin tjetër dolën në vendin e shtatë dhe me 61 pikë. 28 pikë diferencë.

6-Real Madrid 1997/’98

Real Madrid-i fitoi La Ligën në sezonin 1996/’97 me 92 pikë, por një vit më vonë përfundoi në vendin e katërt me 63 pikë. Diferenca ishte plot 29 pikë.

5-Montpellier 2012/’13

Francezët e Montpellier-it arritën të fitonin Ligën e Parë, duke patur përballë edhe PSG-në. 82 pikë grumbulluan në sezonin që dolën kampion, atë të 2011/’12. Por, një vit më pas përfunduan në vendin e nëntë me 52 pikë, 30 pikë më pak.

4-Milan 1996/’97

Kuqezinjtë fituan Serinë A në sezonin 1995/96 me 73 pikë. Por, madhështia e Milan-it ra një vit më pas, kur përfundoi në vend të 11-të me 43 pikë. Diferenca, 30 pikë.

3- Leeds United 1992/’93

Leeds-i fitoi titullin kampion në Premir Ligë në sezonin 1991/92 me 82 pikë. Një vit më vonë përfundoi në vendin e 11 me 51 pikë. 31 pikë diferencë.

2-Leicester City 2016/’17

Leicester-i ishte supriza e madhe e futbollit kur arriti të fitonte Premier Ligën në sezonin 2015/’16. Dhelprat grumbulluan 81 pikë, por që shkëlqimi do u zbehej një vit më vonë, kur përfunduan në vendin 12 me 44 pikë. 37 pikë diferencë.

1-Chelsea 2015/’16

Chelsea arriti të fitonte Premier Ligën në sezonin 2014/’15 me 87 pikë. Ndërsa sezonin 2015/’16 e mbylli me 50 pikë në vendin e 10-të. Edhe për blutë e Londrës diferenca në pikë ishte minus 37.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore