Bota

Mbretëria e Bashkuar do lejojë testet te kafshët për produktet e kozmetikës


Ministrat në Mbretërinë e Bashkuar kanë hapur mundësinë e testimit të përbërësve kozmetikë te kafshët.

Cruelty Free International (CFI) tha se testimi te kafshët, përdorur kryesisht për produktet e kozmetikës, i cili u ndalua në Mbretërinë e Bashkuar në 1998-n, mund të aplikohet sërish.

Nga Zyra e Brendshme kanë bërë me dije se qeveria e ka “rishqyrtuar politikën e saj”.

Nëpërmjet një letre, qeveria ka bërë me dije se është mbledhur për të rishqyrtuar një vendim të marrë vitin e kaluar nga bordi i apelit i Agjencisë Evropiane të Kimikateve (ECHA), sipas të cilit disa përbërës të përdorur vetëm në kozmetikë duheshin testuar te kafshët për të siguruar që ato ishin të sigurta për njerëzit.

Zyra e Brendshme këmbënguli që ligji në Mbretërinë e Bashkuar për testimin e kafshëve nuk kishte ndryshuar.

Aktivistët paralajmëruan se pranimi i vendimit të ECHA-së mund të çojë në një përdorim shumë më të gjerë të testimit mbi kafshët.

ECHA vendosi që firma kimike gjermane “Symrise” duhej të kryente teste mbi kafshët, të paktën për dy përbërës të përdorur vetëm në kozmetikë, duke hedhur poshtë kufizimet e BE-së për testimin e përbërësve kozmetikë te kafshët.

Përbërësit janë përdorur gjerësisht nga një sërë kompanish kozmetike.

Në një letër dërguar CFI-së, Zyra e Brendshme tha se synonte të “qartësonte publikisht pozicionin e saj mbi një politikë të përditësuar dhe udhëzime rregullatore”.

CFI ka paralajmëruar se, duke u rreshtuar me vendimin e ECHA-së, Mbretëria e Bashkuar do të “frynte një vrimë” në udhëheqjen e saj në testimin e kafshëve.

Në përgjigje, një zëdhënës i qeverisë tha se nuk kishte pasur asnjë ndryshim në legjislacion dhe se ndalimi i përdorimit të kafshëve për testimin e produkteve të gatshme kozmetike mbeti në fuqi.

“Sipas rregulloreve të MB, për të mbrojtur mjedisin dhe sigurinë e punëtorëve, testimi i kafshëve mund të lejohet, kur kërkohet nga rregullatorët britanikë”.

Sidoqoftë, “një test i tillë”, tha ata, “mund të kryhet vetëm atje ku nuk ka alternativa jo-shtazore”.

Drejtori i shkencës dhe çështjeve rregullatore të CFI, Dr. Katy Taylor, tha se: “qeveria po thotë se edhe përbërësit e përdorur vetëm në kozmetikë dhe me një histori të përdorimit të sigurt, mund t’u nënshtrohen testeve të kafshëve në Mbretërinë e Bashkuar”.

Në vitin 1998, qeveria e atëhershme e Punës përdori legjislacionin e vet si shembull, ndërsa kërkonte të ndalonte praktikën e testimit të kafshëve në kozmetikë në të gjithë BE -në.

Ndalimi i testimit të BE-së për produktet kozmetike të përfunduara u prezantua në 2004, kurse ndalimi i testimit të tillë të përbërësve kozmetikë u mor në 2009.

Kerry Postlewhite, drejtori i çështjeve publike të CFI, tha se letra sinjalizoi se Mbretëria e Bashkuar nuk do të qëndrojë e vendosur në ndalimet e testimit të kafshëve pas Brexit.

Julia Fentem, doktoreshë e qendrës së sigurisë dhe sigurimit të mjedisit të Unilever, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të kozmetikës, tha se gjithmonë ka pasur pasiguri se si të pajtohet me legjislacionin e BE-së për kimikatet dhe kozmetikën.

Ajo tha se plani i Mbretërisë së Bashkuar për t’u pajtuar me vendimin e Symrise ishte një “hap pas”.

Sipas Fentem, ka afërsisht 100 përbërës vetëm për kozmetikë që mund t’i nënshtrohen testimit të kafshëve, sipas rregullave të kimikateve.

Para se të zbatoheshin ndalimet e testimit mbi kafshët, shumica e këtyre përbërësve iu nënshtruan një forme të testimit, për të vlerësuar gjëra të tilla, si acarimi i lëkurës dhe syve.

Sipas Taylor, për produktet kozmetike kanë ekzistuar për dekada dhe nuk kanë krijuar probleme.

Legjislacioni i ri për kimikatet mund të kërkojë nga kompanitë t’i kryejnë këto teste të gjera të kafshëve “vetëm për të shënuar kutitë”.

Në një sondazh të vitit 2020 nga organizata bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar, u zbulua se 84% e të anketuarve nuk do të blinin një produkt kozmetik nëse e dinin se ai, ose një nga përbërësit e tij ishte testuar te kafshët.

Symrise ka kundërshtuar vendimin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në baza shkencore.

“Qasjet e sofistikuara, që mund të rrisin sigurinë e kozmetikës pa përdorur kafshë, tashmë ekzistojnë”, tha Fentem. “Por ju keni këto rregullore që thjesht nuk përputhen me shkencën tonë”.

Po ashtu, ajo tha se lëvizja e Mbretërisë së Bashkuar sinjalizoi një përmbysje të plotë të udhëheqjes për mostestimin e produkteve të kozmetikës te kafshët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore