Lajme

Mbretëri e Bashkuar – “Kryeministri Johnson po krijon mosbesim, duhet të dorëhiqet”


Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, John Major, ka sulmuar ashpër presidentin aktual Boris Johnson, duke e akuzuar për gjetjen e “arsyetimeve të pacipa” për skandalin “Partygate”.

“Asnjë qeveri nuk mund të funksionojë siç duhet, nëse çdo fjalë e saj trajtohet me dyshim”, tha Major.

Kryeministri i vendit nga viti 1990 deri në 1997, Major u ankua gjithashtu për gjendjen e demokracisë.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij se demokracitë në mbarë botën janë gjithnjë e më në rrezik, duke përfshirë MB-në.

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, John Major

“Besimi në politikë është në një baticë të ulët, i gërryer nga sjellja e marrë, duke lënë një ndjenjë shqetësimi për mënyrën se si po zhvillohet politika jonë”, ka përfunduar John.

Skandali shkaktoi një zhurmë të madhe publike, duke e detyruar Johnson t’u kërkonte falje deputetëve.

“E kuptoj dhe do ta rregulloj”, ka thënë ai, duke premtuar se do të reformojë zyrën e tij.

Johnson është shprehur se nuk ka “absolutisht asnjë qëllim” të japë dorëheqjen.

Nga ana tjetër, Major tha se, nëse Johnson zbulohet se ka gënjyer Parlamentin, duhet të largohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore