Lajme

Mbi 4 mijë vota merr peticioni i deputetit ukrainas për njohjen e Kosovës


Foto nga Albanian Post: Oleksiy Goncharenko

Deputeti Ukrainas, Oleksiy Goncharenko, mbështetës i fuqishëm i pavarësisë së Kosovë, më 14 dhjetor ka nisur një peticion me një kërkesë të qartë – njohja e pavarësisë së Kosovë nga Kievi zyrtar.

Kjo nismë deri të hënën e 19 dhjetorit ka marrë 4 mijë e 345 vota, nga 25 mijë sa duhen në total.

Edhe 84 ditë kanë mbetur deri në përfundimin e mbledhjes së nënshkrimeve.

Ky peticion në momentin që i arrin nënshkrimet e nevojshme do t’i dërgohen presidentit ukrainas Volodomyr Zelenskyt.

Peticioni i deputetit Ukrainas, Oleksiy Goncharenko

Afirmimi i shtetësisë së Kosovës nga ana e Ukrainës, sipas Goncharenko, do të dëshmojë mbështetjen dhe solidaritetin e Ukrainës në luftën për integritetin territorial dhe solidaritetin e Ukrainës në luftën për integritetin territorial dhe sovranitetit të Kosovë.

“Rusia nuk e njeh Kosovën dhe i konsideron këto toka si serbe. Në të njëjtën kohë, propagandistët e Kremlinit pretendojnë se është e nevojshme të vendoset ‘i njëjti rend si Putini më 24 shkurt’ në Ballkan. Dhe përfaqësuesit e partisë së presidentit serb Vuçiç folën për ‘denazifikimin e Ballkanit’. Rusia, së bashku me Serbinë, po përpiqet të nisë një luftë, duke i justifikuar veprimet e saj si çështje kombëtare”, ka argumentuar më tej Goncharenko në tekstin e tij të peticionit.

Goncharenko, në një intervistë të dhënë për Albanian Post, muaj më parë kishte konfirmuar qëllimin e tij të qartë, se ai me doemos do të punojë që Kievi zyrtar të ndryshojë pozicionin e tij në raport me Kosovën.

“Kosova ka të drejtë në pavarësinë e saj, por përtej të drejtës tani më të vërtetë është momenti i duhur për Ukrainën që të shprehë mbështetjen për Kosovën”, kishte deklaruar ai.

Ndryshe, mbledhja e nënshkrimeve të peticionit të nisur nga Goncharenko për njohjen e pavarësisë së Kosovës mund të shikohet duke klikuar këtu.

Intervistë me Oleksiy Goncharenko, deputetin ukrainas që po kërkon njohjen e Kosovës: Nëse më ftoni, do ta vizitoja Kosovën

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore