Shqipëria

Mbi 15% rënie të lëndës së parë nga burimet e brendshme natyrore për vitin 2021


Lënda e parë e nxjerrë nga burimet e brendshme natyrore, çka përfaqëson sasinë totale të materialeve që përdoren direkt në ekonomi, është rreth 18,5 milionë ton.

Shifër që i përket vitit 2021 dhe që ka shënuar një rënie me 15,6 %, krahasuar me vitin pararendës, referuar raportit të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT).

Struktura e burimeve të brendshme natyrore tregon që produktet “minerale jo metalike” në Shqipëri zënë rreth 46 %, “biomasa” 40 %, “mineralet metalike” 8 % dhe “materialet e energjisë fosile” 6 % të materialeve gjithsej.

Burimet e brendshme natyrore

Në total, sasia e importit të materialeve mjedisore në vitin 2020 ishte rreth 4,9 milionë ton, e cila, krahasuar me vitin 2019, është 3,2 % më e lartë.

Pjesën më të madhe e zënë produktet e “biomasës” me rreth 1,4 milionë ton të shoqëruar nga produktet “mineralet dhe koncentratet metalike” me 1,1 milionë ton.

Më tej renditen produktet “mineralet jo metalike” gjithashtu me rreth me 1,1 milionë ton, “materialet fosile të energjisë” me 1,0 milionë ton dhe në fund “produkte të tjera dhe mbetjet e importuara” me 0,3 milionë ton.

Importet e materialeve mjedisore

Në vitin 2020, eksportet arritën një vlerë prej rreth 4,1 milionë ton, duke pësuar një rënie prej 2,9 %, krahasuar me vitin 2019.

Ndikim më të madh në rënien e eksporteve të materialeve mjedisore e kanë dhënë “materialet fosile të energjisë, eksportet e të cilave shënuan një rënie prej 12 %.

Gjatë vitit 2020 kanë pësuar rënie edhe eksportet e kategorive “mineralet dhe koncetratet metalike” me 4,8 % dhe mineralet jo metalike me 1,4 %.

Kurse eksportet e kategorive “produktet të tjera dhe mbetjet e eksportuara” dhe “biomasa” kanë pasur rritje përkatësisht me 22 % dhe 3,6 %.

Eksportet e materialeve mjedisore

Bilanci fizik tregtar, që tregon diferencën midis importeve dhe eksporteve për të gjithë kategoritë e materialeve mjedisore, arriti vlerën e rreth 771 mijë ton për vitin 2020, duke pësuar rritje me rreth 275,4 mijë ton, krahasuar me vitin 2019.

Për vitin 2020, produktet e “biomasës”, “materialeve fosile te energjisë” dhe “produktet e tjera dhe mbetjet” kanë bilanc tregtar pozitiv, ndërsa produktet “mineralet jo metalike” dhe “mineralet dhe koncentratet metalike” kanë bilanc tregtar negativ.

Bilanci fizik tregtar

Gjatë vitit 2020, varësia nga importi i materialeve u vlerësua në 20,9 %, duke shënuar një rritje prej 3,1 pikë përqindje, në krahasim me një vit më parë.

Gjatë periudhës 2016–2020 varësia nga importi i materialeve është luhatur në kufijtë prej 12,5 % në vitin 2016, deri në 20,9 % në vitin 2020.

Në vitin 2020, materialet fosile të energjisë kishin varësinë më të lartë nga importi, me rreth 47,4 %, të ndjekura nga mineralet dhe koncentratet metalike me 41,9 %.

Nga ana tjetër, varësinë më të ulët nga importet e kanë mineralet jo metalike me 11,0 %, të ndjekura nga inputet e biomasës me 16,3 %.

Varësia nga importi imaterialeve

Në vitin 2020, përdorimi i brendshëm i materialeve mjedisore arriti vlerën e rreth 19,3 milionë ton 14 % më pak, krahasuar me vitin 2019.

Dhe pjesën më të madhe të përdorimit të brendshëm të materialeve mjedisore e zënë produktet e “biomasës” me 43,7 % “mineralet jo metalike” me 41,8 %, “materialet fosile të energjisë” me 7,1 % dhe “mineralet dhe koncentratet metalike” me 7 %, si dhe “produkte të tjera” me 0,4 %.

Struktura e përdorimit të brendshëm tëmaterialeve mjedisore,2020

Në raport me popullsinë, përdorimi i brendshëm i materialeve mjedisore u vlerësua në 6,8 ton për banor, duke shënuar një rënie prej 1,1 ton për banor, krahasuar me vitin 2019, kur kjo vlerë ishte rreth 7,9 ton për banor.

Produktiviteti i burimeve 2010-2020

Në vitin 2020, produktiviteti i burimeve arriti vlerën prej 85 lekë për kilogram, duke shënuar një rritje prej 9,8 lekë për kilogram, krahasuar me vitin paraardhës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore