Lajme

MB: Tre azilkërkues sudanezë mbahen në paraburgim, dyshohet se janë viktima të trafikimit


©: Mark Kerrison/Alamy

Tre azilkërkuesve sudanezë, për të cilët dyshohet se janë viktima të trafikimit dhe u kërcënuan me deportim në Rwanda me një fluturim çarter të diskutueshëm javën e kaluar, u janë refuzuar lutjet për t’u liruar nga paraburgimi nga Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar.

Tre azilkërkuesit, të cilët të gjithë mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla muajin e kaluar, u njoftuan se sekretari i brendshëm po mendonte që t’i dëbonte në Rwanda.

Të tre u identifikuan më pas si viktima të mundshme të trafikimit dhe u kërkua të liroheshin urgjentisht nga paraburgimi, pasi ka të ngjarë të kalojnë muaj para përfundimit të rasteve të tyre të trafikimit. Ata thonë se të qenit i mbyllur po i rëndon në gjendjen emocionale të tyre.

Ministria e Brendshme sapo ka nisur një skemë pilot 12-mujore për t’u pajisur me etiketa GPS për disa azilkërkues që mbërrijnë në mënyrë të parregullt, duke përmendur rrezikun që këta azilkërkues mund të arratisen si arsye për funksionimin e skemës së re.

Chris Buttler QC, duke vepruar për tre azilkërkuesit, kërkoi që ata të liroheshin në strehimin e Ushtrisë së Shpëtimit, ku mund t’iu mundësohet siguria e tyre.

Ai tha se të tre kanë pretendime “jashtëzakonisht të forta” për azil dhe trafikim.

“Çdo pretendues ka vuajtur shumë”, tha Buttler. “Ata u larguan nga fshatrat e tyre pasi u rrafshuan me tokë dhe anëtarët e familjes u përdhunuan dhe torturuan.

Rruga nga Sudani në Evropë ju çon përmes Libisë, ku ekziston një rrezik i veçantë që emigrantët të detyrohen në skllavëri.

“Të tre pësuan një trajtim grotesk çnjerëzor. Ata u shitën në skllavëri dhe u trajtuan si kafshë. Të gjithë mbajnë plagë fizike dhe mendore”.

Buttler tha: “Ata janë darfurë jo-arabë, janë viktima të trafikimit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore