Jetesë & Stil

Martohet Mark Ronson me Grace Gummer


Grace Grummer dhe Mark Ronson

Ashtu edhe siç ishte pritur, çifti i famshëm, Mark Ronson dhe Grace Gummer, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Fotografi e publikuar nga Mark Ronson në Instagram.

“Më janë dashur 45 vjet për t’u bërë njeriu i denjë për dashurinë tënde. Shpresoj të kaloj secilën nga këto ditëlindje pranë teje deri në ditën time të fundit. Dhe përtej. Përherë dhe përgjithmonë i juaji (dhe po, ne u martuam)”, ka shkruar Ronson në Instagram.

Mark Ronson është vëllai më i madh i stilistes Charlotte Ronson dhe muzikantes Samantha Ronson dhe ka vëllezër e motra të tjerë të famshëm, përfshirë aktoren Annabelle Dexter-Jones. Gummer, ndërkohë, është vajza e tri herë fitueses së “Oscari-it”, Meryl Streep dhe artistit, Don Gummer.

Rikujtojmë, se “Page Six” raportoi në maj se dyshja ishin fejuar pas një lidhjeje të gjatë, teksa Grace mbante në gisht një unazë të madhe diamanti.

Krijuesi i “Uptown Funk” i cili ka punuar me Amy Winehouse, Adele, Lady Gaga dhe Bruno Mars e shumë e shumë të tjerë, konfirmoi fejesën muajin tjetër.

Mark ishte i martuar me aktoren franceze Josephine de La Baume nga viti 2011 deri në vitin 2018 dhe Grace nga ana tjetër ishte martuar me muzikantin Tay Strathairn për vetëm 42 ditë në vitin 2019.

Ronson po ashtu ishte fejuar më parë me aktoren Rashida Jones nga viti 2003 deri në vitin 2004.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore