Jetesë & Stil

Martohet ish- moderatorja, Suzana Mushkolaj


Suzana Mushkolaj dhe Besnik Nikqi

Fotografja e njohur, Suzana Mushkolaj ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë, teksa është martuar me avokatin, Besnik Nikqi, me një ceremoni private të organizuar diku në bjeshkët e Rugovës.

Çifti i ri, Suzana dhe Besniku, kanë dhënë betimin e tyre të përjetshëm të dashurisë pranë ofiqarit, ndërsa festa e tyre nuk u shoqërua nga shumë persona.

Momente nga ceremonia e kurorëzimit të dashurisë mes Suzana Mushkolaj dhe Besnik Nikqit.

Për më tepër, pos një fotografi, ofiqarit dhe djalit të Suzanës, Albanit, nuk kishte të ftuar të tjerë. Madje, e pranishme nuk ishte as vajza e saj, këngëtarja e njohur, Argjentina Ramosaj.

Gjithsesi, ani pse ceremonia ishte super private, Mushkolaj, nuk ka hezituar që fotografitë nga momentet e kurorëzimit t’i publikojë në llogaritë e saj të mediave sociale.

Momente nga ceremonia e kurorëzimit të dashurisë mes Suzana Mushkolaj dhe Besnik Nikqit.

“Dje (08-11-2021) unë dhe Besnik Nikqi-avokat, dashurinë tonë e kurorëzuam me martesë Bjeshkëve të Nemuna”, shkroi Mushkolaj në një postim në Facebook.

Përndryshe, Suzana Mushkolaj, dikur ishte një nga prezantueset e njohura në ekranin shqiptar, ndërsa udhëheqte emisionin “Metamorfoza nga Suzana”.

Ajo njihet edhe për lidhjen e fortë që ka me të bijën, Argjentinën, ndërsa i kishte qëndruar afër kësaj të fundit gjatë periudhës së pritjes së ëmbël.

Madje, në një intervistë dhënë aso kohe në vitin 2015, ajo tha se shtatzënia e Argjentinës, e kishte kthyer atë pas në kohë, duke e menduar kohën kur ajo erdhi në jetë.

Argjentina Ramosaj dhe Suzana Mushkolaj.

“Edhe pse Argjentina është në moshën e duhur për tu bërë nënë, mua më dukej ende që ajo është bebi im i vogël që do të lind një foshnje dhe më dhimbsej. Sa më shumë që po kalojnë ditët e muajt unë jam më e lumtur e më e emocionuar dhe kurioze që ta shoh dhe ta mbaj sa më shpejt nipin tim në krah”.

“Ta shoh bijën time me bark, më kujton çdo moment, kisha emocione dhe ndihesha shumë krenare. Argjentina u lind e shëndoshë, hapi sytë menjëherë, kishte shikim të mprehtë dhe vetulla të theksuara”, tha ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore