Shqipëria

Marrëveshje për shëndetësinë: Nga punësimi i profesionistëve te korridoret e barnave të rralla


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu zbuloi se gjatë së hënës do të firmosen dy marrëveshje të tjera mes qeverive të të dyja vendeve – referuar qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

E para, sipas zyrtares shqiptare, lidhet me shërbimin shëndetësor në zonat kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Formalizojmë një marrëdhënie të kahershme mes autoriteteve. Mjekët mund të punësohen pranë spitaleve në periudha të caktuara”, u shpreh fillimisht Manastirliu.

Sipas saj, kjo marrëveshje mundëson që profesionistët të punësohen përmes kanaleve edhe në spitalet në Shqipëri.

Së dyti, marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës ka të bëjë me tregun farmaceutik.

Manastirliu shpjegoi se kjo e fundit përfshin unifikimin e farmakointeligjencës për të mundësuar korridoret e shpejta të barnave të rralla.

“Po eksplorojmë mundësinë për të vlerësuar dhe shqyrtuar aksesimin e barnave të rralla mes vendeve”, garantoi ministrja shqiptare.

Në përmbyllje, ajo theksoi se do të vendosen agjenci dhe laboratore në dispozicion të autoriteteve të të dyja vendeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore