“Marrëdhëniet s’kanë qenë kurrë më mirë, veç nacionalizmi i shtirur na përçan”, thotë Rama
Sipas kryeministrit shqiptar, Edi Rama, nuk ka pasur kurrë nivele kaq të larta të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe e vetmja gjë që mund të përçajë dy popujt, është nacionalizmi i shtirur.
Kështu deklaroi kreu i Qeverisë në mbyllje të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, të mbajtur në Shkup, ku u firmosën edhe 21 marrëveshje.
Për Ramën, është thelbësore të rritet edhe infrastruktura e vendeve, në rangun ku marrëdhëniet janë.
Kjo, për të rritur edhe më tej volumin e ndërveprimit mes shteteve, ku vetëm vitet e fundit, import-eksportet janë shumëfishuar, në shifrat e përmendura nga kryeministri.
Kjo, shpjegoi ai, ka ardhur pikërisht nga zgjerimi i bashkëpunimit dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të shumta, sidomos ato të nismës Open Balkan dhe nga kuadri i Procesit të Berlinit.
Përpos kësaj, kjo mbledhje i gjen të dy vendet në një çast historik, pas hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.
Duke u rikthyer tek Open Balkan, numri një i ekzekutivit shqiptar ka theksuar se kjo nismë, i ka dhenë provat për dobishmërinë e vet dhe është shenjë e pastër për potencialin që dy vendet kanë për të zhvilluar më tej këtë marrëdhënie.
Një marrëdhënie, të cilën vetëm nacionalizmi i shtirur mund ta përçajë.
Edhe për kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë shembulli se si dy vende, mund të ndërtojnë marrëdhënie të shëndosha dhe cilësore mes vetes.
Kovaçevski u shpreh se të dy vendet do ia dalin në të ardhmen falë lidershipit dhe vizionit.
“Edhe pse nuk është e lehtë, ju Edi dhe delegacioni juaj na dhatë mbështetjen e fortë. Disa se besonin, por sot, të dy vendet këtu me negociata shumë shpejt po dyshojmë drejt Evropës. Është e vërtetë se së bashku mund të bëjmë shumë më tepër. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shembulli i vërtetë sesi krijohen marrëdhëniet fqinjësore”, theksoi ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
Komisioni Hetimor për TIMS publikon listën e dëshmitarëve që do të pyeten: Balla, Rrumbullaku e Hyseni mes tyre
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Meta rreshtohet me VMRO dhe ‘parashikon’ fitoren e tyre në Maqedoninë e Veriut
Lajmet kryesore
-
Me mbi 75% e votave të numëruara “Fronti Evropian” ka 20 mijë vota më shumë se “VLEN”
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
Kasami: Nga nesër mund të shpallim koalicionin e ndryshimit me VMRO-DPMNE