Lajme

Marka Lincoln e Ford-it me gamën e makinave elektrike deri në vitin 2026


Kompania Ford po zgjeron planet për të elektrifikuar gjerësisht markën e saj Lincoln në Amerikën e Veriut.

Ajo po përgatitet të prezantojë të paktën pesë automjete të reja sportive Lincoln me bateri deri në vitin 2026.

Te automjetet e reja janë të përfshira modelet elektrike me bateri që do të zëvendësojnë ose plotësojnë Lincoln Corsair, Nautilus, Aviator dhe Navigator.

Agjencia e lajmeve, “Reuters”, tregon se strategjia për të elektrizuar Lincoln është një element kyç i investimit të planifikuar prej 30 miliardë dollarësh të Ford-it te makinat elektrike.

Gjithashtu edhe te bateritë e tyre deri në vitin 2030. Këtë nismë kompania e ka njoftuar që në muajin maj të vitit 2021.

Prodhuesi i automjeteve ka thënë se do të ketë kapacitet vjetor për të ndërtuar të paktën 600 mijë automjete elektrike globalisht brenda 24 muajve.

Lëvizja vjen teksa Ford-i synon të bëhet “prodhuesi numër dy i automjeteve elektrike në Amerikën e Veriut” pas Tesla-s.

Zëdhënësja e Lincoln, Anika Salceda-Wycoco, ka treguar se ishte “shumë herët për të folur për detaje specifike rreth planeve të ardhshme të automjeteve ose prodhimit”.

E para nga makinat e reja do të jetë një crossover i madh që është planifikuar të fillojë prodhimin në fund të vitit 2024 ose në fillim të vitit 2025 në fabrikën në Ontario.

Disa të tjera përfshijnë zëvendësime të mundshme për Corsair kompakt dhe Nautilus të madhësisë së mesme, si dhe mund të ndërtohen në Oakville mes viteve 2025-2026.

Kurse disa të tjera më të vogla do të ndajnë një version të përmirësuar të platformës që mbështet Ford Mustang Mach E.

Sakaq, në vitin 2026, pritet një makinë sportive më e madhe me bateri të Navigator-it të madh. Ai do të ndajë një platformë të re të dedikuar për kamionët elektrik me gjeneratën e ardhshme Ford F-150 Lightning.

Këto plane të kompanisë për të transformuar markën Lincoln në Amerikën e Veriut në një familje kryesisht elektrike të automjeteve premium janë paralele me një përpjekje të General Motors.

Marka Cadillac ka nisur një ndryshim të ngjashëm, duke filluar nga ky vit me fillimin e një crossover-i elektrik Lyriq.

Gjithashtu Cadillac pritet të ofrojë një portofol të plotë të automjeteve elektrike, duke përfshirë një Escalade EV me madhësi të plotë që pritet të ndajë bazat e tij me Hummer dhe Silverado EV.

Nga ana tjetër, planifikon të prezantojë një sedan ultraluksoz të quajtur Celestiq në vitin 2023.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore