Lajme

Maqedonia e Veriut: 25 viktima dhe 234 raste të reja me Covid-19


Përgjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut betejën me Cocid-19 e kanë humbur 25 persona.

Ndërsa janë realizuar 2907 testime, ku nga to me Covid-19 kanë rezultuar pozitiv gjithsejtë 234 raste.

Ndërsa 786 pacient rezultojnë të shëruar sipas Institutit Shëndetësor Publik, përcjell Alsat.

Nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 153.694 raste gjithsejtë.

5.067 persona kanë humbur jetën në përballje me pandeminë dhe janë shëruar gjithsejtë 137.331 persona.

Raste aktive në Maqedoninë Veriore aktualisht janë gjithsejtë 11.296 raste./Alsat

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore