Lajme

Maqedonia e Veriut: 15 të vdekur e 444 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 15 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 444 raste të reja.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së MV-së, janë kryer 3 mijë e 210 testime për COVID-19, ndërsa janë shëruar gjithsejtë 225 pacientë.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 6 mijë e 395.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 372 mijë e 834 testime të Covid-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në MK që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 200 mijë e 856 pacientë, ndërsa të shëruar 187 mijë 374, kurse vdekje 7 mijë e 87.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore