Lajme

Maqedonia e Veriut: 15 të vdekur e 1081 raste të reja me COVID-19


Ilustrim-Maqedonia e Veriut

15 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 1081 raste të reja në Maqedoninë e Veriut.

Kurse në 24 orët e fundit janë kryer 6 mijë e 802 testime për COVID-19.

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë shëruar 91 pacientë.

Numri i përgjithshëm me COVID-19 në MV ka arritur në 164 mijë e 529 persona nga 1 milion e 79 mijë e 818 testime.

Ndërsa numri i pacientëve të shëruar deri më tani është 151 mijë e 235 persona.

Kurse vdekjen nga COVID-19 e kanë gjetur 5 mijë e 589 persona.

Raste aktive në territorin e Maqedonisë së Veriut janë gjithsejtë 7 mijë e 705, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore