Shqipëria

Manja emëron drejtorin e ri të Burgjeve


Ministri i Drejtësisë në Shqipëri, Ulsi Manja, të premten e 17 qershorit ka emëruar Paulin Rajtan në krye të Policisë së Burgjeve.

Rajta ka një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit. Ka qenë drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po ashtu në qarqet Shkodër, Dibër, Berat, Vlorë etj.

Po ashtu ai ka kryer detyra të rëndësishme në Administratën Publike.

Së fundmi, Rajta kryente detyrën e Drejtorit të IEVP-së “Jordan Misja” Tiranë.

“Në të gjitha detyrat e ngarkuara, Rajta ka treguar profesionalizëm, përkushtim dhe korrektësi në zbatimin e ligjit, luftën ndaj krimit dhe shërbimin ndaj qytetarëve”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Sa i përket arsimit Rajta ka kryer studimet e larta në Akademinë e Policisë dhe në Drejtësi. Po ashtu ai ka një sërë trajnimesh profesionale në fusha të ndryshme, që nga lufta kundër terrorizmit deri në marrëdhëniet me publikun.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore