Sport

Manchester United shtyn përpjekjet për të nënshkruar De Jong


Manchester United thuhet se po i shtyn përpjekjet për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong.

Holandezi ka qenë i lidhur me një largim nga Camp Nou këtë verë.

Dhe një ribashkim me trajnerin e ri të Djajve të Kuq, Erik ten Hag, është ndërprerë momentalisht, me Mundo Deportivo të fundit që raportoi një transferim të mundshëm.

Megjithatë, pengesë mbetet dëshira e De Jong për të luajtur në Champions League.

Man Utd do të luajë futbollin e tyre evropian në Europa League sezonin e ardhshëm.

Nëse De Jong transferohet te Manchester United, ai do bëhej nga lojtarët  e pakët  që  kishin mundësinë të luanin me Lionel Messi-n dhe Cristiano Ronaldo-n.

Për Barcelonën, De Jong ishte i paprekshëm, por situata e rëndë financiare, bëri që ata ta konsiderojnë transferimin e holandezit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore