Sport

Manchester United përgatit ofertën e tretë për De Jong


Manchester United është duke e kërkuar me ngulm mesfushorin e Barcelonës, Frenkie De Jong.

Dy ofertat e mëhershme ishin refuzuar nga klubi spanjoll, tani “djajtë e kuq” janë duke e përgatitur ofertën e tretë në drejtim të tyre, për ta liruar holandezin.

Oferta e parë në drejtim të blaugranave ishte 60 milionë euro plus bonuse, e dyta ishte 70, derisa mediat angleze shkruajnë se oferta e tretë do të jetë 75 milionë euro plus bonuse.

Edhe kjo shumë e tretë do të jetë nën kërkesën e Barcelonës, të cilët kërkojnë të paktën 80 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin e tyre, por në një përafrim si kjo mbeten të shihen zhvillimet në të ardhmen.

Kujtojmë që De Jong është pjesë e skuadrës së Barcelonës që nga vera e vitit 2019, kur u transferua nga Ajax-i për shumën e 85 milionë eurove.

Në sezonin e fundit, 25 vjeçari pati paraqitje mjaft të mira me klubin blaugrana, ku zhvilloi46 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar katër gola dhe dhuruar pesë asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore