Muzikë

Maluma sulmohet me paterica nga një fans gjatë performancës në skenë


Artisti kolumbian, Maluma është ballafaquar së fundmi me një situatë të pazakontë, derisa ngjarja ndodhi kur ai po performonte me pasion një nga këngët e tij hit gjatë një koncerti, kur një fans hodhi papritur një patericë në skenë.

I surprizuar nga gjesti, Maluma arriti ta kapte patericën me dorë, derisa publikun e shikoi me mosbesim – momenti nga gjuajta me patericë, u bë viral gjithandej në rrjet.

Motivi pas aktit mbetet i paqartë, duke i lënë fansat dhe njerëzit e brendshëm të industrisë njësoj të shqetësuar.

Koncertet zakonisht shihen si një hapësirë ku artistët mund të lidhen me bazën e tyre të përkushtuar të fansave, duke ndarë pasionin e tyre për muzikën.

Megjithatë, episode si ky shërbejnë si një kujtesë e ashpër e rreziqeve të mundshme me të cilat përballen artistët.

Kohëve të fundit, një listë e gjatë artistësh janë përballur me raste të ngjashme, me incidente që përfshijnë objekte të hedhura drejt tyre përgjatë performancave.

Harry Styles, Bebe Rexha dhe Adele mes artistëve të tjerë u janë hedhur objekte në skenë. Videot e së të cilëve po bëjnë ende xhiron e internetit, pa e harruar Drake, Ava Max e Kelsea Ballerinin.

Për fat të mirë, Maluma mbeti i padëmtuar dhe koncerti rifilloi pas një pauze të shkurtër.

Por, incidenti shqetësues ka ndezur bisedat për domosdoshmërinë e masave të shtuara të sigurisë në koncertet ‘live’, duke garantuar mbrojtjen si të interpretuesve ashtu edhe të të pranishmëve.

Disa fansa dhe kolegë artistë kanë përdorur rrjetet sociale për të shprehur shqetësimin dhe për të dhënë mbështetjen e tyre të palëkundur për artistët.

Një përdorues i X shkroi, “Një tjetër incident i sëmurë. Tifozët kthehen te sulmuesit”, derisa një tjetër ndau: “Kjo është e neveritshme. Ju lutemi, ndaloni”.

Një koment i tretë thoshte: “Që kur është normale t’u hedhim gjëra artistëve teksa performojnë në skenë? A mund ta ndalojmë normalizimin?”.

Maluma aktualisht është duke udhëtuar nëpër Shtetet e Bashkuara për turneun e tij botëror “Don Juan”.

Ai nisi një qëndrim në 30 qytete në SHBA më 31 gusht derisa pritet të mbajë koncerte në Las Vegas, Hjuston, Nju Jork, Çikago, Boston, Atlanta dhe Orlando.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore