Sport

Mallorca e kërkon Enis Bardhin


Mallorca e Vedat Muriqit është duke kërkuar transferimin e futbollistit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Enis Bardhin.

Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, Mallorca pritet të bëjë një ofertë në drejtim të Trabzonspor-it për mesfushorin shqiptar.

Bardhi ka kontratë me kampionët e Turqisë deri në qershor të vitit 2025, mirëpo nëse vjen një ofertë e kënaqshme në drejtim të tij, atëherë ai me shumë mundësi do të largohet.

Në rast të transferimit, kjo do të ishte përvoja e dytë e Bardhit në La Liga, pasi që në të kaluarën luajti te skuadra e Levante-s.

Pikërisht nga këta të fundit Bardhi u transferua në Turqi gjatë verës së kaluar për shumën e 3 milionë eurove.

Mirëpo, mediat në Turqi raportojnë se jo vetëm Mallorca është në garë për mesfushorin 27-vjeçar.

Flitet se interesim për bardhin ka edhe nga Italia, ku klubi i Torinos dëshiron ta transferojë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore