Muzikë

Madonna shpërtheu në lot gjatë koncertit në Amsterdam, derisa kujton miqtë që i vdiqën nga SIDA


Ikona e muzikës pop, Madonna u emocionua në ndalesën e fundit të turneut të saj të shumëpritur “The Celebration Tour”  në Amsterdam, datë kjo që përkoi me përvjetorin e vdekjes së nënës së saj dhe Ditën Botërore të SIDA-s.

Në pamjet e superyllit në Ziggo Dome, 65-vjeçja dukej melankolike teksa lotët i rridhnin në sytë e saj teksa bënte homazhe për miliona njerëz që kanë vdekur nga SIDA.

“Sot është Dita Botërore e SIDA-s. A e dini këtë? A është kjo e rëndësishme për të gjithë?”, pyeti ajo publikun, përpara se të fillonte të fliste për humbjen e të dashurve dhe kolegëve nga sëmundja.

“Kur erdha për herë të parë në New York, pata fatin që përfundimisht të takova dhe të bëhesha mike me kaq shumë artistë të mrekullueshëm dhe, më pas, një ditë, njerëzit filluan të sëmureshin dhe askush nuk mund ta kuptonte se çfarë po ndodhte”, nisi të thoshte ajo.

“Njerëzit sapo kishin filluar të humbnin peshë. Njerëzit po binin si miza. Ata po shkonin në spital dhe askush nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte”, kujton interpretuesja, duke shtuar “nuk e di nëse e kuptoni këtë tani, por në fillim të viteve të 80-ta, nuk ishte mirë të ishe homoseksual. Nuk pranohej”.

Madonna theksoi se aso kohe të ishte homoseksual konsiderohej “mëkat i madh”.

“A mund ta imagjinoni se si ishte në atë kohë kur të qenit homoseksual konsiderohej mëkatar dhe i neveritshëm? Kur papritmas shumica dërrmuese e komunitetit filloi të binte si miza dhe njerëzit po vdisnin kudo? Kur them se po vdisnin kudo, nuk e ekzagjeroj”, tha ajo.

Ajo vazhdoi të tregojë se “çdo ditë” do të “zgjohej dhe do të dëgjonte një histori të re” të dikujt që po vdiste.

“Askush në komunitetin mjekësor nuk donte të bënte asgjë për këtë, sepse ata thanë, ‘Epo, ata janë homoseksualë dhe e meritojnë të vdesin’. Ishte një kohë mjaft shkatërruese, e frikshme”, kujtoi me dhimbje Madonna.

Madonna u mbyt dukshëm teksa i tha turmës se ajo “personalisht humbi kaq shumë miq” dhe të dashur gjatë viteve për shkak të SIDA-s.

“Do të kisha prerë krahët nëse do të kisha gjetur një kurë për të jetuar”, tha ajo.

“Unë pashë kaq shumë njerëz të vdisnin, meshkuj dhe femra, fëmijë, heteroseksual, homoseksual etj. Në çdo rast, ishte një kohë shkatërruese për mua”, shtoi ajo.

Ylli i hitit “Vogue” përshkroi në thelb se ishte dëshmitare e “zhdukjes së një brezi të tërë”, duke përfshirë “mikun e saj më të mirë Martin [Burgoyne]”.

“Unë e mbaja dorën e tij. Ai vuante aq shumë sa mezi merrte frymë”, përshkroi ajo.

“Nuk po e them këtë sepse dua që të të ju vijë keq për mua. Unë dua që ju të kuptoni se sa me fat jeni tani që jeni gjallë”, shtoi ajo.

Madonna ka përdorur më parë këngën e saj, “Live to Tell”, një baladë emocionale, për të nderuar ata që kanë humbur jetën nga SIDA.

Në vitin 2006, gjatë turneut të saj “Confessions”, këngëtarja shfaqi pranë publikut të saj fakte dhe statistika rreth SIDA-s pranë një kryqi të madh.

1 dhjetori shënon edhe përvjetorin e vdekjes së nënës së saj në vitin 1963, pas betejës me kancerin e gjirit, kur Madonna ishte vetëm pesë vjeç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore