Muzikë

Madonna paditet për vonesa në koncerte, fansat pretendojnë se ajo ka bërë “praktika mashtruese tregtare” dhe “reklamim të rremë”


Këngëtarja, Madonna është duke u paditur nga një palë fansash të saj të cilët pretendojnë se ylli i hitit “Material Girl” po premton në mënyrë të rreme një orar të fillimit të koncertit që ajo ka dështuar vazhdimisht ta nis.

Banorët e qytetit të Nju Jorkut, Michael Fellows dhe Jonathan Hadden, akuzojnë Madonna-n, Barclays Center dhe Live Nation për “praktika tregtare të pandërgjegjshme, të padrejta dhe mashtruese” në një padi të paraqitur në gjykatën federale të Bruklinit.

Fletushka e koncertit dhe promovimi për tre koncertet “Celebration” të Madonnës në Nju Jork në dhjetor thonë se shfaqja do të fillonte në orën 20:30, por siç thekson ankesa, koncertet kanë filluar vetëm pak kohë pas orës 22:30.

Tani dyshja e tifozëve po debatojnë se kjo përbën një shkelje të kontratës, shkruan Variety, transmeton AlbanianPost.

Sipas dosjes, fansat pretendojnë se janë “përballur me transport të kufizuar publik, ndarje të kufizuar të udhëtimit dhe rritje të kostove të transportit publik dhe privat” nga shfaqja e Madonnas më 13 dhjetor që përfundoi pas mesnatës”.

“Madonna kishte demonstruar vështirësi të jashtëzakonshme për të siguruar një performancë në kohë ose të plotë, dhe të pandehurit ishin të vetëdijshëm se çdo deklaratë për kohën e fillimit për një shfaqje përbënte, në rastin më të mirë, spekulime optimiste”, thuhet në padi.

Padia përmendi gjithashtu kohët e vonuara të fillimit të shfaqjeve të Madonnas më 14 dhjetor dhe 16 dhjetor, duke vënë në dukje “historinë e gjatë të yllit të pop-it për të mbërritur dhe nisur me vonesë koncertet e saj”.

Veprimet e të pandehurve “përbëjnë jo vetëm një shkelje të kontratave të tyre”, pretendohet në padi, “por gjithashtu një ushtrim të qëllimshëm në reklama të rreme” dhe “keqinterpretim nga pakujdesia”.

Madonna ka qenë historikisht e vonuar në shfaqjet dhe paraqitjet e saj dhe padia e vë në dukje modelin, duke shkruar se ajo ka ndodhur “përgjatë turneut të saj ‘Rebel Heart 2016’, turneut të saj ‘Madame X’ 2019-2020 dhe turneve të mëparshme, ku Madonna filloi vazhdimisht koncertet e saj më shumë se dy orë me vonesë.

Turneu aktual i Madonna-s u riplanifikua nga korriku i kaluar për shkak të shtrimit në spital të këngëtares për një infeksion bakterial që pësoi në qershor.

Ajo pritet të mbyllë koncertin në SHBA më 15 prill në Teksas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore