Lajme

Macron e quajti kryeministrin polak “një antisemit të së djathtës ekstreme”


Presidenti francez Emmanuel Macron e ka quajtur kryeministrin polak Mateusz Morawiecki “një antisemit të së djathtës ekstreme që ndalon personat LGBT”, pasi u kritikua për bisedimet e tij me presidentin rus Vladimir Putin.

Morawiecki i krahasoi përpjekjet e Macron si “negociata me Hitlerin”.

Presidenti francez ka zhvilluar biseda të rregullta me Putinin që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë.

Të premten, Polonia thirri ambasadorin francez lidhur me komentet e Macron, të bëra për një gazetë franceze.

“Sa herë keni negociuar me Putinin dhe çfarë keni arritur?”, tha Morawiecki të hënën.

Macron mbrojti bisedimet në një intervistë me gazetën “Le Parisien”.

“Është detyra ime të flas me të, ne kemi nevojë. Nuk do të ndalem së bëri. Kjo është ajo që na lejon të marrim pjesë në negociata”, deklaroi ai.

Marine Le Pen

“Duke folur me të dhe me presidentin e Ukrainës, ne mund të ndihmojmë në negociata. Në një moment, do të ketë një armëpushim dhe paqja do të duhet të ndërtohet. Kjo nuk mund të bëhet pa një garantues, Franca është e përkushtuar të jetë një nga këta garantues”.

Nuk është e qartë pse Macron e akuzoi Morawieckin për antisemitizëm, megjithëse qeveria polake është përballur me kritika ndërkombëtare për ligjet që e bëjnë më të vështirë për hebrenjtë të rikuperojnë pronat e humbura gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Macron tha gjithashtu se Morawiecki dëshironte të ndihmonte rivalen e tij Marine Le Pen në zgjedhjet presidenciale franceze të dielën.

Lëvizja polake për pronat e kapura nga nazistët zemëron Izraelin

Sondazhet e opinionit tregojnë Le Pen e ka mbyllur hendekun me Macron, i cili iu bashkua fushatës vonë dhe e ka parë “epërsinë e tij të gërryhet”.

Ai gëzoi një përkrahje në rritje nga përpjekjet e tij diplomatike në konfliktin e Ukrainës, por kjo është zbehur dhe ai është përpjekur ta portretizojë Le Pen si dashamirëse ndaj Putinit.

Një zëdhënës i qeverisë polake, Piotr Müller, hodhi poshtë akuzat e Macron për antisemitizëm, duke thënë se ai kishte shkuar “tepër larg” me zgjedhjen e fjalëve.

Marrë nga BBC, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore