Lajme

Macron: Agresioni rus ndaj Ukrainës, “sulmi më serioz ndaj paqes” prej dekadash


Presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë deklaratës zyrtare tha se agresioni rus kundër Ukrainës përbën “sulmin më serioz ndaj paqes dhe stabilitetit në Evropë, për dekada të tëra”.

“Duke zgjedhur luftën, presidenti Putin nuk sulmoi vetëm Ukrainën”, tha ai, por “ka vendosur të kryejë sulmin më serioz ndaj paqes dhe stabilitetit në Evropë, prej dekadash”.

Në mënyrë të pazakontë, Macron foli para flamurit të Ukrainës, si dhe flamujve të Francës dhe Bashkimit Evropian.

Ai e filloi fjalimin duke përshëndetur popullin ukrainas për guximin dhe vendosmërinë. “Liria e tyre është e jona”, tha ai.

“Këto ngjarje janë një pikë kthese në historinë e Evropës dhe të vendit tonë. Ato do të kenë pasoja të qëndrueshme dhe të gjera në jetën tonë dhe në gjeopolitikën e kontinentit”.

“Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë do të jenë në përpjesëtim me agresionin për të cilin ajo është fajtore”, tha Macron.

Ai tha se sanksionet evropiane do të synojnë sektorin ushtarak, ekonominë dhe energjinë e Rusisë.

Që nesër do të flasë para parlamentit francez me informacione të mëtejshme mbi reagimin e Francës.

Lexo ngjarjen e plotë duke klikuar KËTU.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore