Sport

Luis Suarez, përsëri te Liverpool?


Sipas raportimeve të mediave angleze, Luis Suarez mund të bëj një rikthim shokues te Liverpool-i.

34-vjeçari uruguajan është i frustruar me taktikat e Simeone-s dhe sjelljen e tij, deri në atë pikë sa po mendon largimin.

Dyshja ka një marrëdhënie shumë të vakët me njëri tjetrin, gjë kjo që mund të ndikoj në largimin e Suarez-it.

Klauzola në kontratën e tij e lejon sulmuesin të largohet këtëq verë, pa asnjë penalitet.

Mediat angleze raportojnë që futbollisti po mendon një rikthim pas shtatë viteve që nga koha kur u largua.

Por, të interesuar për shërbimet e “El Pistolero” janë edhe amerikanët e Inter Miami-t, skuadrës në pronësi të David Beckham-it.

Suarez ka 19 gola këtë sezon, që po i ndihmojnë Atletico-s në luftën për titull.

Por, stili i lojës që e përdor Simeone, Suarez-in e ka lodhur edhe mentalisht, por edhe fizikisht.

Gjatë të mërkurës, Suarez pësoi një lëndim në këmbën e majtë, që do ta mbaj jashtë fushave për dy deri në tre javë.

Me formën e dobët të Firmino-s, një rikthim i Suarez-it nw “Anfield” do të jetë i mirëpritur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore