Sport

Luis Rubiales përjashtohet për tre vjet nga futbolli


Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) Luis Rubiales është përjashtuar nga çdo aktivitet futbollistik për tre vjet.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “AFP” dhe gazeta britanike “The Guardian”, duke cituar njoftimin e FIFA-s.

Rubiales shkaktoi një skandal në futbollin spanjoll kur puthi në buzë futbollisten spanjolle Jenni Hermosos gjatë ceremonisë së prezantimit final të Kupës së Botës për Femra.

Kjo, duke çuar në dorëheqjen e tij përfundimtare nga roli kryesor në Federatën Spanjolle të Futbollit në shtator.

Spanjolli u pezullua nga aktiviteti futbollistik nga FIFA në pritje të një hetimi, i cili tashmë ka përfunduar.

FIFA tha në një deklaratë: “Komiteti Disiplinor i FIFA-s e ka ndaluar Luis Rubiales, ish-presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për tre vjet, pasi ka gjetur se ai ka vepruar në shkelje të nenit 13 të Kodit Disiplinor të FIFA-s”.

Sipas organit ndërkombëtar të futbollit, Rubiales është njoftuar të hënën për kushtet e vendimit të Komitetit Disiplinor të FIFA-s.

Rubiales ka 10 ditë për t’u përgjigjur dhe mund të apelojë kundër vendimit.

FIFA shtoi se është absolutisht e përkushtuar për të respektuar dhe mbrojtur integritetin e të gjithë njerëzve dhe për të siguruar që rregullat bazë të sjelljes së denjë të respektohen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore