Sport

Liverpool synon transferimin e mesfushorit të Real Madrid-it


Liverpool shpreson të nënshkruajë me Aurelien Tchouameni nga Real Madrid, raporton El Nacional.

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp duhet të rindërtojë mesfushën e tij këtë verë dhe e ka identifikuar 23-vjeçarin francez si një objektiv kyç.

Klopp donte të nënshkruante me Tchouameni verën e kaluar, por humbi kur vendosi të largohej nga AS Monaco për Real Madrid.

Ata kanë dështuar të përballojnë 80 milionë euro të paguara nga Madrid-i për nënshkrimin e tij dhe Los Blancos do të ishin të gatshëm të bisedonin me kërkuesit e mundshëm.

Liverpool momentalisht radhitet në pozitën e tetë ne 43 pikë, 13 më pak se pozita e katërt që të dërgon në Ligën e Kampionëve.

Nëse “Reds” synojnë një pozitë të lartë në sezonin e ardhshëm, pika kryesore që duhet të forcojnë është mesfusha, dhe Tchouameni do ishte një transferim i qëlluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore