Sport

Liverpool nuk do nënshkruajë kontratë të re me Keita-n


Liverpool do ta lërë mesfushorin Naby Keita të largohet si transferim i lirë gjatë verës, thotë Football Insider.

Keita, 27 vjeç, nënshkroi nga RB Leipzig për 55 milionë euro në 2018, por ka luajtur më pak se sa do të dëshironte dhe ka luftuar me lëndime.

Reprezentuesi i Guineas ishte në bisedime për një marrëveshje të re, por Liverpool tani thuhet se është tërhequr dhe do të pranojë që ai mund të largohet pa asgjë në fund të kontratës së tij.

Në vitin 2018, transferimi i Keita-s ishte shumë premtues për klubin e Premier League-s, por dëmtimet e tij nuk lejuan që ai të shfaq potencialin.

Tani më, duket se Liverpool do duhet të rindërtojnë ekipin, pasi ndodhen në pozitën e nëntë në Premier League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore