Sport

Liverpool-i i bashkangjitet kreut


Liverpool ka arritur fitoren e thjeshtë në “Elland Road” përballë Leeds United.

Të kuqt e dominuan gjithë takimin, duke krijuar mundësi të pafundme.

Ishte Salah ai që gjeti golin e epërsisë për skuadrën e Klopp në minutën e 20-të.

Egjiptiani u shërbye shumë mirë në zonë nga Trent Alexander-Arnold, dhe arriti që ta prekë topin për ta shtyrë në rrjetë.

Pjesa e parë u mbyll me atë rezultat.

Në pjesën e dytë, vetëm pesë minuta pas fillimit të saj, Liverpool-i gjet golin e dytë.

Pas një kaosi në zonë, Fabinho e arriti topin mirë duke shënuar për 2-0.

Në minutat shtesë, Liverpool-i gjeti edhe golin e tretë me anë të Sadio Mane.

Të kuqt me këtë fitore përballë Leeds United i bashkangjiten kreut me dhjetë pikë, aq sa kanë edhe Manchester United dhe Chelsea.

Të mërkurën, Liverpool-i luan klasiken Evropiane përballë Milan-it.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore