Sport

Liverpool do ta transferojë mesfushorin portugez për 50 milionë euro


Liverpool nuk e ka ndërmend të ndalet në këtë afat kalimtar dimëror.

Pasi siguruan shërbimet e Cody Gakpo-s, “The Reds” tani janë afër transferimit të mesfushorit të Wolverhampton-i-t, Matheus Nunes.

Aq sa shpenzuan për Gapko-n, edhe për mesfushorin portugez Liverpool do të paguajë mbi 50 milionë euro.

Mediat angleze raportojnë se dy klubet kanë arritur marrëveshje dhe transferimi pritet të kryhet në ditët e ardhshme.

Portugezi është një dëshirë e Jurgen Klopp, pasi mesfushori bëri paraqitje shumë të mira me Sporting-un dhe në sezonin e tij të parë në Angli numëron 16 ndeshje, ndërsa ishte pjesë e përfaqësuese portugeze edhe në Katar2022.

Mediet angleze gjithashtu raportojnë se Matheus ka rënë dakord edhe me termat financiare të Liverpool-it, ndërsa tani pritet vetëm konkretizimi i këtij operacioni.

Liverpool në këtë sezon ka vuajtur dhe vijon të vuajë mungesat e shumta, sidomos në repartin e mesfushës, ndërsa Nunes shihet jo vetëm si një goditje e momentit, por edhe si një lojtar me perspektiv për të ardhmen.

Kujtojmë që për transferimin e Nunes, Wolves shpenzoi plot 45 milionë euro për ta marrë atë nga Sporting Lisbona në verën e kaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore